Numër rekord i rasteve pozitive me Covid 19, Mustafa: Mbyllja nuk është zgjidhje

Ish Ministri i Bujqësisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas përditësimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila njoftoi se mbi 2 mijë qytetarë sot dolën pozitiv me Covid 19.
Sipas Mustafës, mbyllja e vendit nuk është zgjidhje as në aspektin shëndetësor dhe as në atë ekonomik.
Shkrimi i plotë:
2.110 raste sot. Mbyllja nuk është zgjidhje as në aspektin shëndetësor fizik dhe mendor e as, sidomos, në aspektin ekonomik.Vaksinimi masiv, me qasje të lehtë e të shpejtë në shumë qendra vaksinimi është zgjidhja.
Vaksinohuni, ju lutem!