75 Mall Live Search
19:54 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Numër rekord i të vdekurve në Serbi në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit

Shteti i Serbisë është duke kaluar në një periudhë të rëndë si pasojë e koronavirusit.

Vetëm në 24 orët në Serbi kanë vdekur 69 persona nga Covid 19, transmeton Indeksonline.

Ndërsa 7782 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Serbi në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së sotshme është hapur spitali Covid në Serbi me 900 shtretër./Indeksonline/