Numër rekord me pacientë në Spitalin e Pejës, 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë

Spitali i Pejës ka numrin më të madh të pacientëve të regjistruar kohët e fundit. Plot 141 pacientë ndodhen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sa i përket gjendjes së tyre, tre pacientë janë me respirator (CPAP), 108 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë këtij vikendi, 641 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 61 sish janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
8 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 5 normale dhe 3 me prerje cezariane.
Kanë lindur 9 foshnja, një lindje ka qenë me binjakë, e sa i përket gjinisë 4 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
586 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 6.274
analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione./Indeksonline/