Numërimi drejt fundit, këta janë kandidatët më pak të votuar në katër partitë kryesore
Teksa procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po i afrohet fundit dhe mbi 84 për qind e votave tashmë janë numëruar, po bëhet gjithnjë e më e qartë se jo të gjithë kandidatët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e nevojshme, për të synuar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kandidatja më pak e votuar deri më tani është Arijeta Ajeti, e cila renditet e 110-ta në listë me 1,732 vota. Pas saj vijnë Feim Tahirsylaj me 2,332 vota, Rajmonda Ahmetaj me 2,481 vota, Bajram Mehmeti me 2,655 vota dhe Nazmi Hoxha me 2,797 vota, raporton Indeksonline.
Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka kandidatë që kanë mbetur në fund të listës për nga mbështetja e fituar. Kandidati me më së paku vota është Ilir Peci, i renditur i 110-ti me 619 vota. Pas tij janë Shaqir Hetemi me 678 vota, Fehmi Bekteshi me 746 vota, Fatos Shala me 766 vota dhe Agron Paçarizi me 1,009 vota.
Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kandidatët më pak të votuar deri në këtë fazë të numërimit janë Albana Bunjaku me 478 vota, Anduena Mekuli me 521 vota, Alban Hoti me 566 vota, Albulena Bilalli me 693 vota dhe Pajtesa Aliu Krasniqi me 716 vota.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), vendin e fundit në listë e mban Argjenta Berbatovci me 134 vota. Pas saj renditen Agron Polluzha me 234 vota, Arijanita Hajdini me 240 vota, Ramë Bislimi me 254 vota dhe Shyqyri Peci me 315 vota.
Me numërimin që po hyn në fazën përfundimtare, këta kandidatë duket se janë larg garës për një mandat deputeti./Indeksonline/

