Numërimi i votave me postë/ Ja cila parti po prin me vota të diasporës në Prizren

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Janë numëruar 5 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Prizreni që jetojnë në diasporë.
IndeksOnline ka siguruar rezultatet preliminare. ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 717 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 518 vota.
PDK-ja deri më tani ka marrë 221 vota, ndërsa AAK-ja ka marrë 17 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga Komuna e Prizrenit që kanë votuar përmes postës është 4901./IndeksOnline/