Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit, këto janë rezultatet
Procesi i numërimit të votave me postë për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar, tashmë është drejt fundit.
Nga përditësimi i fundit, i para pak minutave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, del se janë numëruar mbi 96 për qind të votave.
LVV që ka fituar 71.81 për qind, LDK mbetet e dyta dhe në vend të tretë është PDK-ja. Në anën tjetër, AAK ka marrë mbi 1 mijë vota apo 4.01%.


