75 Mall Live Search
21:49 / E Diele, 12 Tetor 2025 / S Z

Numërohen mbi 60 % të votave në Fushë- Kosovë, Prebreza prin bindshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave për kryetar të 38 komunave për të cilat u votua sot.

 E teksa janë numëruar rreth 65 për qind të votave për Fushë Kosovën, në këtë komunë vazhdon të prij bindshëm kandidati i VV-së Valon Prebreza.

Siaps rezultateve të KQZ-së Prebreza prin me 45,13 përqind të votave. Pasuar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besnik Osmani me 36,44 përqind.

Ndërksa kanddiati i PDK-së Rrahim Terrnava deri tani ka vetëm 16,50 përqind të votave./Indeksonline/