75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / Z S

Numërohen 100% e votave të rregullta, këto janë rezultatet

Kmisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 përqind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, fituese e zgjedhjevevtë së dielës është Lëvizja Vetëvendosje me 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.