75 Mall Live Search
01:19 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Burim

Numërohen 100% të votave, Imri Ahmeti e fiton pa balotazh Lipjanin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të vendvotimeve në Lipjan.

Kandidati i LDK-së, Imri Ahmeti ka arritur që të fitojë edhe një mandat në krye të kësaj komune pa balotazh.

Ai ka fituar 51.15%  apo 15 mijë e 29 vota, duke lënë pas kandidatin e PDK-së, Shukri Bujën, i cili ka fituar 30.50% apo 8 mijë e 961 vota.

I treti është renditur kandidati i Vetëvendosjes me 16.33%. /IndeksOnline/