Numërohen 100% të votave në Kamenicë, kjo parti del e para
Është duke shkuar drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raporton IndeksOnline.
Tani janë numëruar 100% të votave në Kamenicë, Vetëvendosje ka dalë e para më 53,01%.
Pas saj renditet LDK me 15,24%.
Në vend të tretë është PDK me 15,08%, ndërsa Aleanca ka marrë 5,07%. /IndeksOnline/


