75 Mall Live Search
00:06 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Burim

Numërohen 100% të votave në Mitrovicë, ky kandidat del fitues për 28 vota

Ka përfunduar numërimi i votave për kryetar të komunës së Mitrovicës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Garë tepër e ngushtë ka qenë në Komunën e Mitrovicës mes kandidatit të PDK-së, Arian Tahirit dhe atij të Vetëvendosjes, Faton Peci.

Pas numërimit të 100% të votave, rezulton se kandidati i PDK-së ka dalë fitues për vetëm 28 vota, raporton IndeksOnline.

PDK ka fituar 47.89%, ndërsa Vetëvendosje 47.80%, e treta ka dalë LDK me 3.57%.

Me këtë rezultat në balotazh shkojnë PDK dhe Vetëvendosje. /IndeksOnline/