75 Mall Live Search
07:39 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / MSH

Numërohen 19 kuti nga votimi në përfaqësi diplomatike

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve edhe sot do të vazhdojë procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.

Sipas të dhënave të përditësuar në orën 23:48 në faqen e KQZ-së, janë numëruar 44.19% e kutiave.

Nga këto numërime lëvizja Vetëvendosje ka marr 81.89%, LDK-ja, 7.21, PDK-ja 5.75%, AAK-Nisma, 1.54% dhe Koalicioni për Familjen ka marrë 1.07%.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Sipas të dhënave, nga 20,324 votues të regjistruar, kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës, që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, planifikohet të nisë numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës.