75 Mall Live Search
22:10 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / MSH1

Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive më të mëdha

Janë numëruar 60,42% të votave në Qendrat Komunale të Numërimit, aty ku po mësohet numri i votave që kanë marrë kandidatët për deputetë.

Listës me më së shumti vota po i prin LVV-ja, me të parin e partisë, Albin Kurti, që deri më tani ka marrë 208 mijë e 109 vota, shkruan IndeksOnline.

Nga kjo parti, në top 10-shen e më të votuarve janë po ashtu: Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.

Nga ana tjetër, në 1545 pako, apo 60,42% të votave, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë 96 mijë e 30 vota, i pasuar nga 9 kandidatët e tjerë më të votuar deri më tash: Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu.

Nga votat e numëruara për LDK-në, më së shumti ka marrë Lumir Abdixhiku (46,206 vota), i pasuar nga Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Doarsa Kica-Xhelili, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri dhe Janina Ymeri.

Më herët, KQZ-ja njoftoi se komunat të cilat kanë përmbyllur aktivitetet e numërimit janë: Mamusha, Shtërpca, Juniku, Hani i Elezit, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Novobërda, Zveçani dhe Vitia./IndeksOnline/