Verifikohen 71 % e votave në Prishtinë, ky është përditësimi i fundit nga qendra komunale
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë po vazhdon numërimi i votave për balotazhin që u zhvillua të dielën e 9 nëntorit.
Tashmë janë përditësuar të dhënat nga 192 vendvotime.
Sipas këtij përditësimi, nga kjo përqindje, 33 mijë e 460 vota janë për Ramën, ndërsa 31 mijë e 575 për Çekun.

Në këto qendra po bëhet edhe verifikimi i rezutateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve.

