75 Mall Live Search
22:09 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Numërohen 82% të votave nga Diaspora, kështu renditen partitë poltike

Numërimi i votave të ardhura nga Diaspora gati sa s’ka përfunduar.

Deri në këto çaste janë numëruar gjithsej 82% të votave të ardhura nga Diaspora.

Sipas rezultateve deri të tanishme, Lëvizja Vetëvendosje i prinë votave duke pasur 5827, LDK 1892, PDK 1793, AAK 504 dhe Nisma 725./Indeksonline/