75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 06 Janar 2026 / B XH

Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partive politike

Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me numërimin e votave me kusht të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Derisa janë numëruar 90% e votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 50.31% apo 3 mijë e 997 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.20% apo 1605 vota, raporon IndeksOnline

E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.51% apo 835 vota.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga votat me kusht ka marrë 5.855 apo 465 vota.

Bazuar në dinamikën e numërimit të votave që po ndodh në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sonte pritet që të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht. /IndeksOnline/