Numërohen 90% e votave me postë në Suharekë, Balia i pari

Janë numëruar afër 90% të votave me postë në komunën e Suharekës. Më së shumti vota ka Bali Muharremaj i AAK-së 897 vota apo 41.47%.
I dyti është renditur Ardian Shala i LDK-së më 653 vota apo 30.43%.
Pikërisht Bali Muharremaj dhe Ardian Shala do të përballën në balotazh më 9 nëntor.
Kryetari aktual i Suharekës, në zgjedhjet e 12 tetorit ka fituar mbi 45% të votave, por që janë të pamjaftueshme për ta kaluar pa balotazh./IndeksOnline/
