75 Mall Live Search
11:56 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / MSH

Numërohen disa nga votat me kusht në Prishtinë, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vijuar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave nga dy vendvotime me kusht në Prishtinë, janë gjithsej 1047 vota të vlefshme.

IndeksOnline raporton se nga këto dy vendvotime më së shumti vota mori Lëvizja Vetëvendosje, 540 sosh.

E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 219 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 182 vota.

56 vota i mori koalicioni AAK-NISMA, ndërkaq 41 i mori Koalicioni për Familje.

Ky rezultat është preliminar, sakaq KQZ-ja ka paralajmëruar që sot mund të përfundojë plotësisht procesi i numërimit./IndeksOnline/