Numërohen gati 40% e votave me postë, kështu renditen partitë politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e të dhënat lidhur me votimin me postë.
Kur janë numruar 38,04%, Lëvizja Vetëvendosje prin me 70.71% apo 6,892 vota.
Në vend të dytë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.40% apo 1,014 vota, raporon IndeksOnline.
Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 8.78% apo 856 vota.
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës deri me tani ka 6.91%, apo 674 vota. /IndeksOnline/


