75 Mall Live Search
22:07 / E Hënë, 05 Janar 2026 / B XH

Numërohen mbi 15% të votave me kusht, kjo është renditja e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave më kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tashmë kur janë numëruar mbi 15% e votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 64.98% apo 381 vota, raporton IndeksOnline.

LDK renditet e dyta me 15.91% apo 129 vota, e pasuar nga AAK me 13.81% apo 112 vota.

Votat me kusht e rendisin PDK-në në vendin e katër me 12.08%, apo 98 vota.

Kujtojmë që KQZ pas përfundimit të numërimi të votave me post, në orët e mbrëmjes ka nisur numërimin e votave me kusht. /IndeksOnline/