21:47 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Numërohen mbi 20 mijë vota, ky është rezultati i deritanishëm

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuar.

Indeksonline po ndjek nga afër procesin e votimit

Në bazë të numërimit të deritanishëm të 20 mijë e 540 votave, Vetëvendosje po vazhdon të jetë e para me 6033 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 4443.

 Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 4056 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD deri më tani ka siguruar 2799 vota.

Nga numërimi i deritanishëm Nisma ka gjithsej 1067, ndërkaq Lista Serbe 740.

Ndryshe kanë mbetur edhe 6 mijë e 279 vota për tu numëruar./Indeksonline/