75 Mall Live Search
07:54 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / Z S

Numërohen mbi 40% e votave me postë në komunën e Gjakovës, Gjini në epërsi ndaj Golës

Janë numëruar mbi 40% e votave me postë në komunën e Gjakovës.

Kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Ardian Gjini ka marrë 46.08% të votave, kurse pas tij renditet Anton Shala nga PSHDK me 22.64%.

I treti është Ardian Gola i VV-së me 14.80%, kurse Shefqet Shehu i LDK-së i katërti me 12.31%.

Edhe në qytetin e Gjakovës me 9 nëntor do të ketë balotazh. Në garë do të jenë Ardian Gjini nga AAK-ja dhe Ardian Gola nga VV-ja./Indeksonline/