75 Mall Live Search
21:56 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Numërohen mbi 45 % të votave, Nisma merr 2.67 %

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt ka marrë 2.67 për qind të votave kur janë numëruar 45.38 për qind të votave.

Sipas të dhënave të KQZ’së nga 814.423 vota partia e Fatmir Limajt ka arritur të marrë 9.333 vota.

Sipas exitpolleve të publikuara menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve kjo parti nuk e kalon pragun zgjedhor.

Ngjashëm është thënë edhe në sondazhet e para zgjedhjeve.

Fatmir Limaj vazhdimisht në fushatë ka thënë se Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.