75 Mall Live Search
22:48 / E Diele, 17 Tetor 2021 / AR

Numërohen mbi 50% të votave në Prishtinë, balotazhi i sigurt

Ka përfunduar numërimi i mbi 50% të votave në Komunën e Prishtinës teksa balotazhi është i sigurt.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve njofton se kandidati i VV-së, Arben Vitia po prin me 42,91% të votave.

Pas tij është kandidati i LDK-së, Përparim Rama me 28,81% të votave të grumbulluara.

Në vendin e tretë është renditur Uran Ismaili i PDK-së me vetëm 21,53% të votave, pasuar nga Daut Haradinaj i AAK-së me 4,51%.