75 Mall Live Search
23:50 / E Diele, 04 Janar 2026 / F.R

Numërohen mbi 70% e votave me postë, ky është përditësimi i fundit

Procesi i numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po shkon drejt fundit.

Sipas përditësimit të fundit janë procesuar 68 nga 92 njësitë e votimit, që korrespondon me 73.91% të votave totale me postë, shkruan Insajderi.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje po prin, duke siguruar pjesën më të madhe të votave nga diaspora. Konkretisht, kjo parti ka mbledhur 72.39% të votave, apo thënë në shifra, 14,098 votues kanë votuar për këtë subjekt.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila deri më tani ka siguruar 10.57% të votave, që korrespondon me 2,058 vota.

Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 8.24% apo 1,605 vota.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 4.67% të mbështetjes me gjithsej 909 vota.