Numërohen mbi 70% e votave në Prishtinë, Rama prin bindshëm
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani në Komunën e Prishtinës janë numëruar 72 përqind e votave. Sipas të dhënave të KQZ-së në kryeqytet vazhdon të prij kandidati i LDK-së Përparim Rama.
Rama në raundin e dytë të zgjedhjeve sipas rezultateve të deritaishme ka marrë 51,32 përiqind të votave apo 33,129 vota. Ndërkaq Hajrulla Çeku ka fituar 48,68 përqind apo 31,425 vota./Indeksonline/

