Numërohen mbi 72% të votave me postë, këta janë kandidatët më të votuar nga partitë politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri tani janë proceduar 72.83% e votave me postë, ku rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të theksuar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuara, LVV-ja prin me 72.56% të votave, përkatësisht 13 mijë e 917 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.62% ose 2 mijë e 36 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 8.19% apo 1 mijë e 571 vota.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 4.73% të votave me postë, që përkthehet në 908 vota në total.
Kandidatët më të votuar sipas partive:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 13,917 vota (72.56%)
Albin Kurti – 13,233 vota
Glauk Konjufca – 11,841
Albulena Haxhiu – 8,151
Hekuran Murati – 7,090
Donika Gërvalla-Schwarz – 6,746
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 2,036 vota (10.62%)
Lumir Abdixhiku – 1,606 vota
Hykmete Bajrami – 1,441
Ukë Rugova – 1,274
Avdullah Hoti – 1,059
Kujtim Shala – 1,022
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 1,571 vota (8.19%)
Bedri Hamza – 1,446 vota
Arian Tahiri – 850
Përparim Gruda – 829
Sala Jashari – 591
Vlora Çitaku – 510
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 908 vota (4.73%)
Ramush Haradinaj – 869 vota
Daut Haradinaj – 696
Besnik Tahiri – 624
Bekë Berisha – 485
Agim Çeku – 465

