75 Mall Live Search
20:36 / E Premte, 02 Janar 2026 / F.R

Numërohen mbi 97% e votave për deputetë, kush janë më të votuarit?

Kanë mbetur edhe rreth 3 për qind e votave për t’u numëruar nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ndërsa procesi i numërimit në vendvotime po shkon drejt përfundimit. Me këtë ritëm, tashmë janë bërë të qartë emrat e kandidatëve më të votuar në listat e subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje prin si partia më e madhe, me gjithsej 418,481 vota.

Kandidati i saj për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 342,381 vota, duke udhëhequr bindshëm listën. Pas tij, në radhët e LVV-së, më të votuarit janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari dhe prijësi i listës, Bedri Hamza, ka siguruar 150,807 vota. I dyti në listë është renditur Arian Tahiri, ndërsa top-pesëshja plotësohet nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Te Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka marrë 79,121 vota. Pas tij, e dyta është renditur Hykmete Bajrami, ndërsa Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili mbyllin pesëshen e më të votuarve.

Ndërkohë, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka siguruar deri më tani 40,270 vota. Top-pesëshja në këtë subjekt përbëhet nga Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.