75 Mall Live Search
23:56 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Numërohen mbi 98% e votave në Mal të Zi, prin partia e Gjukanoviq-it

Qendra për Transicionin Demokratik ka deklaruar se deri tani janë numëruar 98,8 përqind e votave nga zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Sipas QTD-së janë përpunuar 265 nga 268 vendvotime.

Në këto rezultate është duke prirë Lista DPS – “Përcaktuar për Malin e Zi” e Milo Gjukanoviç me 35,44 përqind dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” e Zdravko Krivokapic ka 32.82.

Ndërsa Koalicioni Shqiptar 1.37 përqind dhe Lista shqiptare 1.54 përqind.

Këtu keni 11 listat e kandiduara me përqindjen e tyre të votave:

1. Social Demokratët 4.13%

2. Partia Boshnjake 3.80%

3. SDP 3.09%

4. E zezë dhe e bardhë 5.53%

5. Koalicioni Shqiptar 1.37%

6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44%

7. Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%

8. Lista shqiptare 1.54%

9. Paqja është kombi ynë 11.94%