Numërohen mbi 80 për qind të votave me postë, kjo është renditja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave me postë. Nga ky proces, deri në orën 15:30 janë numëruar 81,38 për qind të votave me postë.
Sipas të dhënave të fundit të fundit të KQZ-së, Vetëvendosje prin e para në rezultatet e votimit me postë.
Me mbi 80 për qind të votave të numëruara deri më tani, LVV ka fituar 73.37% ose 25 mijë e 424 vota.
Pas këtij subjekti, renditet partia politike LDK me 10.07% ose 3 mijë e 490 vota. Ndërsa, e treta është PDK me 8.79% ose 3 mijë e 47 vota, si dhe AAK me 3.95% ose 1 mijë e 368 vota.
Nga numërimi i deritashëm i votave, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK me 22, LDK me 15 ulëse dhe AAK 6 deputetë.

