Numërohen mbi gjysma e qendrave të votimit në rang vendi, si ndahen mandatet deri tani

Vijon numërimi i rezultatit të votave në rang vendi, ku Partia Socialiste deri më tani ka siguruar 76 mandate, ndërkohë që PD ka 57 mandate, LSI ka siguruar 5 dhe PSD-ja në mënyrë surprizë 2 mandate.
Teksa vijon procesi i numërimit, Demokratët kanë ngushtuar shifrat me PS-në në kryeqytet ku momentalisht kanë marrë mandatin e 15-të.
Sa u takon votave në total, PS ka deri më tani 395.631 vota ndërsa ndiqet nga PD me 318.360 vota.
Forcë e tretë konfirmohet LSI me 56.587 vota, ndërsa PSD e ndjek e katërta me 17.141 vota.
Deri tani janë numëruar në total 2806 qendra votimi në rang vendi, më shumë se gjysma, ndërkohë që në total janë 5199 qendra votimi./NOA/