75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / Z S

Numërohen më shumë se gjysma e kutive, këta janë top tre asmbleistët më të votuar në Gjakovë

Tashmë janë numëruar 75,34% e votave në garën për asamblenë komunale, ku në bazë të votave Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të grumbullojë 8 mijë e 976 vota pastaj VV-ja me 6 mijë e 212 vota dhe në vendin e tretë PDK-ja me 4 mijë e 121 vota.

Por kush janë top tre kandidatët më të votuar në AAK, VV, PDK dhe LDK?

Listës së AAK-së i prinë Ardian Gjini me 8,976 Vota, pastaj është Flamur Fetahaj me 730 vota dhe Durim Halilaj me 590 vota.

Në Lëvizjen Vetëvendosje prinë Mimoza Shala me 6,230 Vota, pastaj Mustafa Domi me 417 Vota dhe Ngadhnjim Dana me 354 Vota

Nga PDK-ja prinë Hajdar Beqa me 4,173 Vota, pastaj Gani Hajdari me 681 vota dhe Hysni Muhadri me 383 Vota

Në LDK, prinë Shefqet Shehu me 3,639 Vota, pastaj Jon Bytyqi me 461 vota dhe Shkëmbin Rama me 360 vota./Indeksonline/