75 Mall Live Search
09:44 / E Martë, 16 Qershor 2026 / b l

Numërohen më shumë se gjysma e votave të diasporës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që kanë arritur në Kosovë përmes postës.

Deri më tani (e martë, 16 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 131 nga 223 kuti votimi (58.74%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së, raporton EO.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë. Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.