13:10 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Numërohen qindra vota me kusht nga Prishtina, ja rezultati

Janë numëruar disa nga votat me kusht të Komunës së Prishtinës.

Vetëvendosje është e para me 61 vota, para LDK-së që ka 40 vota.

PDK-ja është e treta me 25 vota me kusht, para AAK-së që ka 14 e Nismës që ka 10.

Komuna e Prishtinës numëron më së shumti vota me kusht dhe për pak pritet të fillojë numërimi edhe i votave të tjera nga kryeqyteti./Indeksonline/