75 Mall Live Search
22:46 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / MSH1

Numërohen të gjitha votat në Prizren

Janë numëruar 235 kuti me vota në Komunën e Prizrenit, aty ku 73 mijë e 567 qytetarë ushtruan të drejtën e votës.

Sipas rezultateve preliminare, më së shumti vota ka marrë LVV-ja. Partia e Kurtit ka grumbulluar 36 mijë e 414 vota, përkatësisht 51,07%, shkruan IndeksOnline.

E dyta u rëndit PDK-ja e Bedri Hamzës, me 15546 vota, apo 21.80%.

E treta renditet LDK-ja (6224 vota, 8,73%).

Numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të fillojë nesër.