Numërohen vetëm 20 % e votave me postë për Prishtinën, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave me postë për Komunën e Prishtinës.
Derisa janë numëruar vetëm 20 përqind e votave me postë, sipas të dhënave të KQZ-së kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çeku ka marrë 88 vota apo 47,31 %.
Ndërkaq kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari aktual i Prishtinës Përparim Rama ka marrë gjithsej 57 vota apo 30.65 % të votave me postë.
Ndërsa kandidati i PDK-së Uran Ismaili ka marrë 30 vota apo 16.13 % dhe kandidati i AAK-së Bekë Berisha ka marrë 4 vota apo 2.15 %./Indeksonline/