75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / Z S

Numërohen votat e dy kutiave në Mynih e Vjenë, ky është numri i votave që siguruan partitë politike

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Tashmë janë numëruar votat e dy kutiave të votimit në qytetet Mynihit e dhe Vjenës. Në Gjermani Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 614, LDK 45, PDK 76 dhe AAK 21 vota.

Edhe në Vjen prinë Lëvizja Vetëvendosje me 580 vota. Pas VV-së rënditet PDK-ja me 64 vota, LDK ka siguruar 62 ndërsa AAK ka siguruar 14.

Theksojmë se këto vota janë deri më tani ndërsa numërimi po vazhdon ende./Indeksonline/