75 Mall Live Search
20:21 / E Martë, 14 Tetor 2025 / Burim

Numërohen votat e para për Asamblistë në Prishtinë, këto janë rezultatet LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Deri tani janë procesuar rezultatet për dy vendvotime. LDK ka deri tash 300 vota, e ndjekur nga VV me 197 dhe PDK me 187.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i pari renditet Përparim Rama me 300 vota si bartës liste, pasuar nga Fadil Aliu me 33 vota, Dasmor Durmishi me 26 vota, Etnik Mustafa me 14 vota dhe Bujar Gashi me 13 vota.

Nga VV i pari renditet Mrika Limani Myrtaj si bartëse liste me 197 vota. Pas saj është Gëzim Sveçla me 19 vota, Egzon Azemi me 15, Besart Krasniqi me 11 dhe Nora Kelmendi me 9 vota.