Numërohen votat me kusht në Gjilan, a po i shpëton kjo komunë balotazhit?

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Komunën e Gjilanit.
Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni ka marr 50.00% të votave me kusht, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa, Arber Ismajli nga LDK-ja, ka marr 30.26% të këtyre votave.

Ndërsa nga rezultatet e përmbledhurta që ka publikaur KQZ-ja, Hyseni prin në Gjilan me 49.82% të votave, derisa Ismajli radhitet i dyti me 34.30%.
As me votat me kusht nuk ka ndonjë ndryshim, Komuna e Gjilanit me këtë rezultat do të shkojë në balotazhin që do të mbahet me 9 nëntor. /IndeksOnline//IndeksOnline/