75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 14 Tetor 2025 / Z S

Numërohen votat për asamblenë komunale të Gjakovës, befason PDK-ja

Tashmë janë numëruar të gjitha votat në garën për Asamblenë komunale të Gjakovës.

Në bazë të rezultateve më së shumti vota ka arritur të siguronte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 32,30% apo 11 mijë e 785 vota.

Në vendin e dytë është renditur Lëvizja Vetëvendosje me 18.73 % apo 6 mijë e 833 vota.

Rezultat befasues ka arritur Partia Demokratike e Kosovës. PDK-ja është renditur në vendin e tretë me 15.50 apo 5 mijë e 654 vota./Indeksonline/