13:59 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Numra të mrekullueshëm për produktin ‘Alexa’ të Amazon

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Amazon, Daniel Rausch  doli në një skenë në Berlin para një turme të madhe njerëzish për të treguar disa statistika të mrekullueshme të produktit ‘Alexa’.

‘Alexa’ është asistenti me zë që prodhohet nga Amazon dhe është ndër produktet më të shitura të kompanisë, transmeton Indeksonline.

“Deri më tani Alexa ka kënduar këngën Urime Ditëlindja me miliona herë përdoruesve dhe ka treguar mbi 100 milionë shaka” tha drejtori i Amazon Rausch.

Në fillim të vitit Alexa ishte e integruar në 4000 pajisje, kurse tani është e integruar në 20000 pajisje. Tash kompania është duke punuar që ‘Alexan’ ta integroj në hotele, vetura dhe zyra. /Indeksonline/