18:30 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Numri i dëmtimeve të trurit nga alkooli më i larti në 10 vjet e fundit

Numri i njerëzve me dëmtime të trurit nga alkooli është më i lartë që ka qenë në dhjetë vjet, sipas shifrave skoceze të NHS.

Qindra njerëz në javë- një mesatare prej gati dy persona në ditë, po trajtohen në spitale për dëmtimin e trurit të shkaktuar nga vrullimi i pamatur.

Vitin e kaluar 661 persona kishin nevojë për kujdes mjekësor, sepse pinë aq shumë; shumë alkool mund të shkaktojë probleme me kudjetën, të mësuarit dhe të menduarit.

Rreth 22 vdekje në javë në Skoci janë të lidhura direkt me alkoolin, sipas shifrave të NHS kohëve të fundit, dhe vitin e kaluar ishin 36 mijë persona që qëndronin të shtrirë në spital për shkak të alkoolit.