11:01 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Numri i myslimanëve në Evropë mund të trefishohet deri në vitin 2050

Popullsia myslimane mund të trefishohet në disa vende evropiane deri në vitin 2050, kanë thënë disa studiues.

Një raport i titulluar “Populli Mysliman në rritje në Evropë” tha se përqindja e myslimanëve që përbëjnë popullsinë e përgjithshme të Britanisë mund të rritet nga 9.7 deri në 17.2 për qind nëse vazhdon migrimi i lartë.

Megjithatë, ka më shumë gjasa të rritet në 16.7 për qind në atë që njihet si skenari i migrimit të mesëm, transmeton Indeksonline.

Që nga viti 2015, pjesa e Britanisë së Madhe e myslimanëve u regjistruan si 6.3 për qind, rreth 4.1 milionë njerëz.  Në Evropë, totali ishte 4.9 për qind, rreth 24.9 milionë.

Ata gjithashtu kanë përmes një skice kanë treguar se cilat vende do kenë rritje më të madhe të myslimanëve.

Franca do të jetë e para, pastaj Britania e Madhe, ndërsa e treta sipas tyre do të jetë Gjermania./Indeksonline/