Numri i njerëzve me COVID-19 kaloi 44 milion e 252 mijë

Numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara në llojin e ri të epidemisë së koronavirusit (COVID-19) që u shfaq në qytetin Wuhan të provincës Hubey të Kinës dhe u përhap në të gjithë botën ka kaluar 44 milion 252 mijë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, ku u përpiluan të dhëna të azhurnuara për rastet në vende dhe rajone me COVID-19, 1 milion 171 mijë e 479 njerëz vdiqën në të gjithë botën për shkak të virusit,transmeton Indeksonline.
Ndërsa numri i rasteve u rrit në 44 milion e 252 mijë e 677, 32 milion e 447 mijë e 505 persona të zbuluar me virusin rifituan shëndetin e tyre. Janë 10 milion e 633 mijë e 693 raste që i nënshtrohen trajtimit.
COVID-19 u zbulua në 9 milion e 38 mijë e 30 persona në SHBA, ku u pa numri më i madh i rasteve dhe vdekjeve, 232 mijë e 84 njerëz vdiqën për shkak të epidemisë.
Përveç SH.B.A.-së, vendet me më shumë se 300 mijë raste janë si më poshtë:
“India (7 milion e 990 mije 322), Brazili (5 milion e 440 mije 903), Rusia (1 milion e 547 mije 774), Franca (1 milion e 198 mije 695), Spanja (1 milion e 174 mije 916), Argjentina (1 milion 116 mijë e 609), Kolumbia (1 milion e 33 mijë e 218), Anglia (917 mijë e 575), Meksika (895 mijë e 326), Peruja (892 mijë e 497), Afrika e Jugut (717 mijë e 851), Irani (581 mijë e 824), Italia (564 mijë e 778), Kili (504 mijë e 525), Gjermania (463 mijë e 419), Iraku (459 mijë e 908), Bangladeshi (401 mijë e 586), Indonezia (396 mijë e 454), Filipinet (373 mijë e 144), Turqi (366 mijë 208), Ukrainë (355 mijë 601), Belgjikë (347 mijë e 289), Arabia Saudite (345 mijë e 631), Pakistan (330 mijë e 200), Hollandë (311 mijë e 889) dhe Izrael (311 mijë e 724) “.
Përveç SH.B.A.-së, vendet me më shumë se 10 mijë të vdekur renditen si më poshtë:
“Brazili (157 mijë e 981), India (120 mijë e 54), Meksika (89 mijë e 171), Anglia (45 mijë e 365), Italia (37 mijë e 700), Franca (35 mijë e 541), Spanja (35 mijë e 298), Peruja (34 mijë e 257), Irani (33 mijë e 299), Kolumbia (30 mijë e 565), Argjentina (29 mijë e 730), Rusia (26 mijë e 589), Afrika e Jugut (19 mijë e 53), Kili (14 mijë e 26), Indonezia (13 mijë e 512), Ekuadori (12 mijë e 588), Belgjika (11 mijë e 38), Iraku (10 mijë e 724), Gjermania (10 mijë e 263) dhe Kanada (10 mijë e 1) “. /Indeksonline