75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Numri i pacientëve të prekur me COVID-19 që po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

414 pacientë janë gjithsej të hospitalizuar si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Në të dhënat e fundit nga ShSKUK bëhet e ditur se 24 nga këta pacientë janë me respiratorë.

Ndër të tjerash theksohet se në QKUK dhe kuadër të klinikave të saj janë gjithsej 280 pacientë.

Numër i madh i pacientëve të cilët po trajtohen me koronavirus është edhe në spitalet rajonale, transmeton Indeksonline.

Më poshtë keni të dhënat e përgjithshme nga ShSKUK.