10:01 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë tejkalon 1.4 milionë

Me 202 vdekjet e reja, numri i viktimave nga koronavirusi në kontinentin afrikan arrin në 33.879.

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.405.973 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 8.727 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.405.973 numrin e rasteve, ndërsa me 202 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 33.879.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 15.940 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.750 dhe në Algjeri 1.795 vdekje.

Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 659.656 raste, Egjipti me 101.900 dhe Maroku me 99.816 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.153.639./AA/