Numri i të infektuarve në Gjermani mund të jetë “10 herë më i lartë”

Studimi u përqendrua në kampionet e 919 personave që jetojnë në një qytet në komunën Hajnsberg – një nga zonat më të goditura prej pandemisë. Ai zbuloi, sipas REL, se më shumë se një në pesë persona të infektuar nuk kanë shfaqur simptoma të COVID-19.
Gjermania ka të regjistruara mbi 6,800 viktima nga koronavirusi. Ky është një numër relativisht i vogël i viktimave, krahasuar me vendet tjera evropiane: Italinë, Spanjën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar – secila me më shumë se 20,000 të vdekur.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive. Masat e izolimi atje kanë nisur tashmë të lehtësohen me hapjen e dyqaneve, kopshteve zoologjike, muzeve dhe parukerive.