75 Mall Live Search
12:26 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Numri i të prekurve nga korona virusi shkon mbi 90 mijë!

Korona virusi ka alarmuar të gjithë Botën. Deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 3 mijë veta në gjithë botën.

I shqetësuar me këtë është edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili tha se zyrtarët e shëndetit publik po veprojnë në një territor të paeksploruar, sa i përket virusit COVID19, shkruan CNN, transmeton Indekonline.

“Deri më tani janë infektuar më shumë se 90,000 njerëz në 73 vende dhe territore që nga mbrëmja e së hënës” tha  Ghebreyesus .

Virusi është përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës që kur u identifikua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Deri më tani, ka pasur 172 vdekje të raportuara jashtë territorit të Kinës, duke rritur numrin global të vdekjeve në 3.115.

Ndryshe, në Kinë janë identifikuar të paktën 80.151 dhe kanë humbur jetën 2.943 njerëz.

Ndërsa në Kosovë ka pasur raste të dyshimit me virusin COVID19, po të gjitha rastet kanë rezultuar negative./Indeksonline/