75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, arrin në 10-të!

Kosova si edhe shumë vende të tjera të botës, po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga COVID-19.

Tani për tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 125, ku 13 prej raste të fundit u konfirmuan pak më parë.

Rastet e fundit pozitive ishin rast kontakti, 11 prej tyre të me vendbanim në Topanicë, një me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë, raporton Indeksonline.

Por Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka dhënë edhe një lajm të mirë, ku numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus ka shkuar në 10.

Katër pacientët e fundit që janë shëruar nga COVID-19 janë: Dy nga Gjilani, një paciente nga Suhareka dhe një pacientë nga komuna e Shtimes./Indeksonline/