Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë arrin në 158
Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në Spanjë është rritur në 158, gjersa ekipet e shpëtimit që ende po kërkojnë për të zhdukurit në atë që mund të njihet si fatkeqësia më e rëndë e lidhur me stuhinë në Evropë në më shumë se pesë dekada.
“Janë gjithsej 158 persona, të cilëve duhet t’u shtohen dhjetëra të zhdukur,” tha në një konferencë shtypi Angel Victor Torres, ministër përgjegjës për bashkëpunimin me rajonet e Spanjës, raporton Reuters,
Tragjedia është tashmë katastrofa më e rëndë e Spanjës që lidhet me përmbytjet në historinë moderne dhe meteorologët thonë se ndryshimi i klimës po i bën ngjarje të tilla ekstreme të motit më të shpeshta dhe shkatërruese.
Në vitin 2021, të paktën 185 njerëz vdiqën nga përmbytjet e mëdha në Gjermani. Para kësaj, 209 njerëz vdiqën në Rumani në vitin 1970 dhe përmbytjet në Portugali në 1967 vranë afro 500 njerëz./Indeksonline/